Drejtoresha e Qendrës për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e cila përcjell në mënyrë aktive zhvillimet politike dhe raportin në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se njohja de-fakto e Kosovës nga Serbia është gur themeli i raporteve të mira në mes të të dy shteteve.
Kandiq ka shkruar se është e rëndësishme që të hiqet nga diskursi publik dhe politik përdorimi i gjuhës së urrejtjes. Këtu Kandiq ka përmendur referencën e Serbisë për Republikën e Kosovës “si e ashtuquajtur”.
“Është e rëndësishme që në Serbi, diskursi publik dhe politik të largohet nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes- i ashtuquajturi shteti i Kosovës, i ashtuquajturi kryeministër. , të ashtuquajturit shqiptarë…”, ka shkruar Kandiq.
The de facto recognition of Kosovo is the cornerstone of good neighborly https://t.co/HxinDDqgT2 is important that in Serbia,the public and political discourse moves away from using language of hatred- so-called state of Kosovo, so-called Prime Minister, so-called Albanians…— Natasa Kandic (@natasakandic) November 2, 2023