Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, është arritur marrëveshja që minatorët e Trepçës të përfundojnë grevën e tyre.
Pjesëmarrës në negociata ishin deputetë të VV-së, përfaqësues të Bordit të ndërmarrjes Trepça dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.Minatorët janë pajtuar që kushtet e kërkuara nga ta që të iu plotësohen.
Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e Mimoza Kusari-Lilës.
Ajo ka thënë se greva u ndërpre por duhet punë e angazhim për t’a sjellë ndërmarrjen aty ku e meriton.
Postimi i plotë:
Greva e punëtorëve të SH.A. Trepça u ndërpre. Tani duhet puna dhe angazhimi bashkë me dialogun e vazhdueshëm për t’a sjellë ndërmarrjen aty ku e meriton duke tejkaluar çdo vështirësi eventuale.Me Fat.