Me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë është arrestuar ish komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj nga Malisheva.
Blendi Kilaj, djali i ish-komandanti ka folur për “IndeksOnline”, ku ka dhënë detajet e para.
Kilaj tha se familja e tij është rrethuar në dy shtëpitë, në Prishtinë dhe në Malishevë, nga EULEX-i dhe Gjykata Speciale, ku për 17 orë janë marrë në pyetje dhe nuk i është lejuar asnjë kontakt nga jashtë.
“Rreth orës 06:30 e mëngjesit, janë rrethuar të dy shtëpiat tona, në Prishtinë dhe në Malishevë, kanë ardhur trupat e ELUEX-it së bashku me trupat e Gjykatës Speciale ku jemi rrethuar dhe jemi marrë ne pyetje të gjithë”, tha ai.
Më tej, ai është shprehur se arrestimi i të babait të tij ka ndodhur pa asnjë paralajmërim.
“Nuk ka pasur asnjë paralajmërim apo diçka të ngjashme, gjithë ditën kemi qenë të rrethuar dhe në fund në mbrëmje rreth orës 23:30 deri 00:00, e kanë arrestuar babën dhe nuk ka pasur diçka më shumë një informatë shtesë. Deri më tani nuk jemi njoftuar nga një person zyrtarë i EULEX-it apo Gjykatës Speciale”, u shpreh ai.
“Kanë kërkuar ndonjë provë të mundshme rreth luftës apo dëshmitarëve aktual, por, nuk kanë pas mundësi të gjejnë ndonjë gjë pasi jemi të pastër në çdo aspekt”, vijojë Kilaj.
Ai bëri të ditur se vetëm telefonin dhe kompjuterin i ish-komandantit Kilaj është konfiskuar nga EULEX-I.
Kilaj gjithashtu theksojë së babai I tij, Isni Kilaj gjendet në zyrat e ELUEX-it dhe janë duke pritur për avokatin dhe proceset e radhës.
Rrëfimin e tij të plotë e gjeni më poshtë: