Kurti: Marrëdhëniet i kemi abnormale me Serbinë sepse Serbia nuk është shtet normal

Kurti: Marrëdhëniet i kemi abnormale me Serbinë sepse Serbia nuk është shtet normal

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në raportimin e tij në Kuvend tha se në Bruksel nuk ka pasur nënshkrim pasi siç tha ai, nuk mund të ketë nënshkrim vetëm nga njëra palë.

Sipas Kurtit, Kosova është për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por që sipas tij, Kosova i ka marrëdhëniet abnormal me Serbinë pasi sipas Kurtit Serbia nuk është shtet normal.

“Unë paranoj të nënshkruaj, por pranim i përmbajtjes së tyre dhe i zbatimit të tyre është vetëm nënshkrim. Mandej nënshrkim nuk ka sepse nuk mund të ketë nënshkrim vetëm njëra palë, nuk ka nënshkrim të një pale, mund të ketë nënshkrim të të dy palëve sepe ne jemi për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëse do të kishte nënshkrim vetëm të Kosovës kjo i bie që Kosova ka nevojë të normalizohet, Kosova nuk ka nevojë të normalizohet. Kosova është shtet normal, Kosova i ka marrëdhëniet abnormale me Serbinë dhe duhen të dy nënshkrimet. E marrëdhëniet i kemi abnormal me Serbinë sepse Serbia nuk është shtet normal, po unë Serbinë nuk mund ta normalizoj, unë dua të normalizoj marrëdhëniet e ndërkombëtarët e normalizojnë Serbinë”, tha Kurti.

Related Articles