Drejtori i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandar Vulin, ka njoftuar sot se po dorëzon dorëheqje të parevokueshme nga ajo pozitë.
E rreth kësaj ka reaguar kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq.
Boban Bogdanoviq shkruan se dorëheqja e Aleksandër Vulinit konfirmon pjesëmarrjen e tij në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
“Unë premtova se do të bëja gjithçka që kam në dorë që Aleksandër Vulin të largohej nga posti i drejtorit të BIA-s. Dorëheqja e sotme konfirmon pjesëmarrjen e tij dhe të Vuçiqit në sulmin terrorist në Banjskë në Republikën e Kosovës”, ka pohuar ai në platformën “X”.