Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte rreth orës 19:40, në rrugën “Lumni Surdulli”, në Vushtrri, ku si pasojë ka humbur jetën biçiklisti i moshës 59 vjeçar, raporton Gazeta Enigma.
Sipas policisë, në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një biçiklist, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën viktima biçiklisti i moshës 59 vjeçar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitorvicës, Avni Zahiti ka thënë për Gazetën Enigma se i dyshuari për shkaktim të aksidentit i është caktuar masa e ndalimit policor.
“Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, kanë nisur hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal. Ndërsa ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit, është caktuar masa e ndalimit policor”, tha Zahiti. /Gazeta Enigma/