Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Podujevë pasi që fillimisht e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull e pastaj nga ai i kishin marrë me forcë 50 euro, raporton Gazeta Enigma.
Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 12.06.2021 – 15:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që fillimisht e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar pastaj nga ai i kishin marrë me forcë 50 €. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia./Gazeta Enigma/