Mërgim Berisha është detyruar të largohet para kohe nga stërvitja e zhvilluar të martën.
Hoffenheim ka njoftuar se sulmuesi nga Kosova ka lënduar gjurin.
“Mërgim Berisha lëndoi gjurin gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye e ndërpreu më herët stërvitjen. Në ditët në vijim do të bëhen kontrollime më të detajuara”, ka njoftuar klubi gjerman.
25-vjeçari iu bashkua gjatë verës Hoffenheimit nga Augsburu, por deri më tani nuk ka mundur të siguroj vend në përbërjen e parë. Ai ka luajtur në tetë ndeshjet e edicionit aktual, ndërsa nuk ka shënuar gol.
Berisha me Hoffenheimin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.
Ai është reprezentues i Gjermanisë.