Izraeli do të ketë përgjegjësi të përgjithshme të sigurisë në Gaza pas luftës, ka thënë të martën kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, raportoi “The Guardian”.
Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do ta mbajë kontrollin mbi Gazën për një kohë të pacaktuar pasi të përfundojë lufta kundër Hamasit.
Kryeministri izraelit më tej ka thënë se po konsideron pauza të vogla taktike një-orëshe në luftime për të lejuar hyrjen e ndihmave se daljen e pengjeve nga Rripi i Gazës.
I pyetur se kush duhet të qeverisë Gazën pas përfundimit të luftimeve, Netanyahu ka thënë për “ABC News” është përgjigjur se do ta marrin “ata që nuk duan të vazhdojnë rrugën e Hamasit”.
“Izraeli do të ketë për një periudhë të pacaktuar përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë në Gaza sepse kemi parë se çfarë ndodh kur ne nuk e kemi atë përgjegjësi”, është shprehur ai.