Ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallent tha se pavarësisht presioneve që i bëhen Izraelit, ky shtet duhet të mbetet i vendosur në ofensivën e tij ndaj Hamasit.
“Presionet mbi ne do të rriten, së shpejti mund të detyrohemi të marrim vendime të vështira. Për mua, lufta nuk mund të ndalet derisa të arrihen qëllimet e saj. Nuk ka kthim prapa, nuk ka ndalesë – vetëm shkojmë përpara”, tha ai.
Gallent shtoi se forcat izraelite po luftonin në zemër të qytetit të Gazës, raporton Al Jazeera.
Ai këto i deklaroi në një konferencë shtypi.