Berisha: Iu thashë minatorëve kryeshefin po ua nxjerri zhag, qysh me vdekë 300 vetë për një budallë

Berisha: Iu thashë minatorëve kryeshefin po ua nxjerri zhag, qysh me vdekë 300 vetë për një budallë

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka zbardhur detaje nga vizita e tij në minierën e Trepçës dhe biseda e tij me minatorët të cilët ishin në grevë.

Berisha ka thënë se i ka vizituar ata personalisht, teksa ka shprehur edhe vullnetin që ta “nxjerrë zhag” kryeshefin e Trepçës.

“Ata s’kishin pasë as kërkesa. Ju thashë atë ditë, a po delni ju prej qatjehit, unë po shkoj qat kryeshef po e nxerri zhag.  Qysh me vdekë 300 vetë për një budallë qysh është ai. Thashë nuk duhet me vdek për një kërkesë qeso”, ka thënë ai.

Berisha ka folur edhe për protestën e policëve, ka thënë se vet fakti që janë detyruar të protestojnë është turp.

“Këta veç janë kah zhveshen prej maskave. Policia i ka bo punët e mira, kemi polici të ndershme, aktive, patriotike. Këta djemtë e forcave speciale që janë detyru me protestu, është marre. Qeveria e ka si metodë mos me iu nënshtru asnjë kërkese, asnjë institucioni, me mbajtë të barrikadum nifar pushteti që s’ban kompromis me kurrgjo hiq”, ka thënë ai për lajmi.net.

Related Articles