Sa herë që ka reshje shiu, “Rruga C” në kryeqytet vërshohet. Qytetarët e kanë problem kalimin në këmbë mbi ujë, ndaj iu duhet të anashkalojnë trotuarin e të dalin në rrugë.
Sipas banorëve, kjo po ia humb edhe hijeshinë lagjes, meqë përveç telasheve që sjell në komunikacion, edhe kundërmon.
Nga Komuna e Prishtinës thanë se kanë ndërhyrë në këtë lagje ku e kanë në plan ta ndërtojnë kolektorin fekal dhe atmosferik, teksa punimet për të do të vazhdojnë sapo të ndalen reshjet.