Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht afër Korreticës.
Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
Hoxha tha se vetura e përfshirë në këtë rast është e tipit BMW.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetime lidhur me rastin, përderisa janë njoftuar zjarrfikësit dhe kompania për mirëmbajtjen e rrugës”, tha Hoxha për KlanKosova.
Ai iu bëri apel për kujdes vozitësve.
“Posaçërisht gjatë kësaj periudhe kur ka ndryshime atmosferike, reshje shiu ku rrugët bëhen më të rrëshqitshme”, apeloi zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.