Kur gjithçka dukej e mbyllur, gjërat siç duket kanë ndryshuar. Ismet Munishi nuk do të jetë trajner i FC Lirisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Këtë informacion e ka bërë të ditur vetë tekniku i njohur kosovar, teksa përmes profilit të tij në rrjetin social “Facebook” ka patur edhe disa fjalë për prizrenasit.
Postimi i Munishit pa ndërhyrje:
“Njoftoj opinionin publik se unë ismet Munishi vlej fiks sa 4 trenera . Respekte per klubin e madh Fc Liria dhe tifozet Arpagjikët . Por une nuk jom trener i konkurseve . Do të vazhdoj si analist në T7 Favorit edhe për një kohë shumë të mirë. Respekte”, ka shkruar Munishi.
Ky reagim i Munishit vjen vetëm pak orë pasi klubi prizrenas kishte publikuar një komunikatë për media, teksa sqaronte opinionin se në garë për të marrë postin e shefit të shtabit teknik janë disa trajnerë.
Kujtojmë që Liria është në kërkim të një trajneri, pasi që menaxheri Nedim Yigit është larguar ditë më parë. /Gazeta Enigma/