Ish-kryeministri Ramush Haradinaj me një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar se sot në zyren e tij ka pritur ambasadorin amerikan Jeff Hovenier.
Ai tha se me ambasadorin amerikan kishin bisedë për zhvillimet e fundit në vend.
Kreu i AAK’së tha se ka falënderuar shtetin amerikan për mbështetjen që ka bërë ndaj Kosovës për krejt këto dekada.
Haradinaj i ka konfirmuar atij se ai dhe partia e tij, e mbështesin planin Franko-Gjerman.
Postimi i Haradinajt:
Sot, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës prita në takim Ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend.
E falënderova personalisht Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
E konfirmova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të Planit Franko-Gjerman duke theksuar se ky plan duhet që Kosovës t’i mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia, anëtarësimin në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare.