Gjuriq: Marrëdhëniet tona me Izraelin pësuan goditje me njohjen e pavarësisë së Kosovës

Gjuriq: Marrëdhëniet tona me Izraelin pësuan goditje me njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli ishte goditja më e rëndësishme për marrëdhëniet serbo-izraelite në 75 vitet e fundit.

“Marrëdhëniet dypalëshe pësuan një goditje të rëndë (me njohjen e pavarësisë). Por marrëdhëniet midis serbëve dhe hebrenjve janë aq të forta dhe aq të betonuara sa mund të them me krenari se ne vazhdojmë t’i zhvillojmë përsëri marrëdhëniet tona në shumë sfera dhe kam besim se këtë do ta bëjmë me një ritëm edhe më të fortë”, ka theksuar Gjuriq në një intervistë për “Jerusalem Post”.

Gjuriq vazhdoi me propagandë duke thënë se Kosova është “tokë e shenjtë për serbët, jo vetëm 13 për qind e territorit sovran, por djepi i shtetësisë, shpirtërores, kulturës dhe identitetit të Serbisë”.

Related Articles