Jude Bellingham, është futbollisti më i ri i cili është paraqitur në Kampionatin Evropian. Bellingham ka qenë zëvendësuesi i Harry Kane te Anglia ndaj Kroacisë në minutën e 82-të dhe me inkuadrimin e tij në lojë, është bërë lojtari më i ri i cili paraqitet në një Kampionat Evropian.
Mesfushori është vetëm 17 vjeçar e 349 ditë dhe kjo e bëri që të jetë futbollisti më i ri, ndërsa primatin e lojtarit më të ri e ka mbajtur mesfushori i Holandës, Johan Vonlanthen, i cili ka debutuar në moshë 18 vjet e 181 në evropianin e 2004.
Kurse futbollistë të tjerë në moshë të re ka qenë edhe Renato Sanchez, në evropianin e 2016 ku është inkuadruar në moshë 18 vjet e 326 ditë.
Ndërkaq në evropianin e vitit 1968 lojtari i parë i cili ka qenë më i riu i evropianit ishte, Pietro Anastasi, i cili ishte pjesë e Jugosllavisë dhe në moshë 20 vjet e 63 ditë e bënte si futbollistin më të ri në një evropian.