Policia e Kosovës ka konfiskuar të premten 100 riga për prodhimin e kriptovalutave në fshatin Banjë të Zubin Potokut.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.
Sipas tij, kontrolli është kryer pas ankesave të qytetarëve se po kanë probleme me rrjetin elektrik në atë zonë.