“Pajtimi gjithmonë i mundshëm”, ambasadori gjerman e francez me mesazh në Prishtinë për Ditën e Veteranëve

“Pajtimi gjithmonë i mundshëm”, ambasadori gjerman e francez me mesazh në Prishtinë për Ditën e Veteranëve

11 Nëntori shënohet si Dita e Veteranëve që filloi në festën e Ditës së Armëpushimit e që përkujton armëpushimin e 11 nëntorit 1918, në orën 11:00 (prandaj “ora e njëmbëdhjetë e ditës së njëmbëdhjetë të muajit të njëmbëdhjetë”), e cila pezulloi luftimet aktive dhe i dha fund Luftës së Parë Botërore.

Këtë ditë në Prishtinë e kanë shënuar ambasadorët e dy vendeve që dikur kishin armiqësi mes veti për të dhënë mesazhin se pajtimi është gjithmonë i mundshëm.

Gjermani Jorn Rohde dhe francezi Olivier Guerot kanë shënuar këtë ditë duke i nderuar disa nga ushtarët që humbën jetën në Kosovë.

“”Më në fund armët heshtin.” Shumë e menduan këtë 105 vjet më parë, kur Lufta e Parë Botërore mori fund pas vitesh vuajtje. Sot ne e përkujtuam këtë ngjarje me miqtë tanë francezë, përfaqësues të kosovës, komandantin e KFOR-it, gazetarët afganë e ukrainas dhe përfaqësues të korit diplomatik. Ne kemi mësuar se pajtimi është gjithmonë i mundshëm”, ka shkruar Rohde në X.

Po, ashtu në X shkroi edhe Guerot, i cili tha se kjo ditë është kthyer në traditë në Prishtinë që Franca e Gjermania ta shënojnë bashkë.

“11 Nëntori është Dita jonë e Veteranëve. Në Kosovë është bërë traditë ta festojmë me miqtë tanë gjermanë si shenjë e qartë e Francës e Gjermanisë për pajtimin dhe miqësinë. I kam nderuar 18  ushtarët francezë që humbën jetën gjatë shërbimit në KFOR për të mbrojtur të gjitha komunitetet”, ka shkruar ambasadori francez.

Related Articles