Dhimbja bën bashkë shqiptarët, nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut vijnë mesazhe ngushëllimi për Dwamenan

Dhimbja bën bashkë shqiptarët, nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut vijnë mesazhe ngushëllimi për Dwamenan

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, ku kapiteni i rrogozhinasve, Raphael Dwamena humbi ndjenjat në fushë shumë u panikosën. Pasi ai ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, reagimet kanë qenë të shumta si në Shqipëri, por edhe jashtë vendit.

Për këtë ngjarje tragjike kanë reaguar edhe ekipet shqiptare përtej kufirit. Ballkani, Drita, Prishtina, Gjilani dhe Llapi në Kosovë dhe Shkëndija e Tetovës në Maqedoninë e Veriut kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e Raphael Dwamenas.

Shqiptarët anembanë janë bërë bashkë për të ndarë këtë dhimbje të madhe që ka goditur mbarë opinionin publik dhe futboll shqiptar.

Related Articles