Kërkohet konsensus politik për Asociacionin

Kërkohet konsensus politik për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të koordinohet me partitë opozitare para se të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, mbi bazën e draft-statutit të modernizuar nga emisarët euro-amerikanë, thonë analistët politik. Sipas tyre është e domosdoshme që të arrihet një konsensus politik dhe shoqëror në Kosovë për parimet e themelimit të kësaj trupe institucionale brenda sistemit kushtetues të vendit.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri thotë për KosovaPress se kryeministri Kurti e ka obligim të koordinohet me partitë opozitare para se të ndërmarrë hapa konkret për themelimin e Asociacionit.

Përveç kësaj, ai e sheh të nevojshme edhe diskutimin me shoqërinë civile dhe juristë të shquar vendor dhe ndërkombëtar për statutin e Asociacionit, pavarësisht se filtri i fundit për kushtetutshmërinë e tij do t’i  takojë Gjykatës Kushtetuese.

Nevojën për konsensus politik e thekson edhe Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

AI thotë për KosovaPress, se parimet për Asociacioni duhet të jetë të përcaktuara qartë nga i gjithë spektri politik në Kosovë.

Më 21 tetor, emisarët euro-amerikanët paraqitën një plan të ri për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ku mes tjerash prezantuan një draft për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes, që flet për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë, rrjedhimisht themelimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Kurti tha se është i gatshëm të nënshkruajë, krahas marrëveshjes bazë dhe aneksit, por që u tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiq e refuzoi.

Gjatë kësaj jave në Kosovë qëndroi emisari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ku u dakordua që të ketë takim më 16 nëntor në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve.

Lajçak takoi edhe liderët opozitarë, të cilët thanë se janë njoftuar vetëm në terma të përgjithësuar për draft-statutin e Asociacionit dhe se nuk e kanë lexuar në tërësi, ku sipas tyre emisari evropian ka thënë se i njëjti është në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Mbështetje më të madhe kryeministrit Albin Kurti për themelimin e Asociacionit mbi bazën e propozimit të modernizuar evropian i ka dhënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Related Articles