Grupi militant ka pezulluar negociatat për pengjet lidhur me trajtimin e spitalit al Shifa nga forcat izraelite, ka thënë një zyrtar palestinez i informuar për bisedimet për agjencinë e lajmeve Reuters.
Rreth 239 pengje ende mbahen në Gaza dhe Izraeli ka refuzuar të shpallë armëpushim derisa ata të lirohen.
Zyrtarët palestinezë thonë se spitali Al Shifa në Gaza ka pezulluar operacionet gjatë luftimeve të ashpra në zonë.
Ata thonë gjithashtu se 12 persona, përfshirë foshnjat, kanë vdekur për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe furnizimeve.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se vendi i tij i ofroi karburant spitalit, por Hamasi refuzoi ta merrte atë.