Mesfushori i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, është shprehur i zhgënjyer me humbjen ndaj Austrisë.
Mesfushori shqiptar shpreson që në ndeshjen e ardhshme të arrihen te rezultatet pozitive.
“Kemi bërë një ndeshje të mirë. E kemi ditur se do të jetë shumë e vështirë ata shfrytëzuan shanset e tyre më mirë se ne. Kemi bërë më të mirën por ishim të pafat. Tani është koha të mendojmë për ndeshjen me Ukrainën. Shpresoj që të bëjmë paraqitje të mirë”, deklaroi Bardhi.