Milot Rashica shënoi golin e fitores 1-0 të Kosovës përballë Izraelit, duel i eliminatoreve të Euro 2024. Sulmuesi dardan foli pas ndeshjes për emisionin “Dardanët” në SuperSport 3.
“Besoj që është gjithmonë kënaqësi e madhe me shënu, sidomos me Kombëtaren. Po provojmë të bëjmë lojë sa më të mirë. Fusha na pengoi, por fituam tri pikët. Kjo është e rëndësishme, jemi të gjithë të lumtur.
Muriqi? Duke patur parasysh fuqinë e tij në ajër, po më lehtësohet shumë. Vedati i fiton të gjithë duelet. Është një prej pozitave që preferoj të luaj.Lojtarët e rinj? Po, besoj që janë lojtarë me shumë kualitet, po e dëshmojnë. Po mundohemi t’i ndihmojmë. Ata janë përshtatur shumë shpejt. Kanë luajtur shumë mirë, kanë luftuar për çdo top.
Spostimet taktike? Provuam me dalje të shpejte, duke patur parasysh shpejtësinë e lojtarëve në krahë, sidomos të Bernanrdit. Krijuam shumë raste, duhet t’i shfrytëzonim. Rëndësi ka që nuk pësuam gol.
Nuk kemi çfarë të humbim, do të provojmë të fitojmë dy ndeshjet e fundit”, u shpreh sulmuesi i Besiktasit në kampionatin turk.