Rashica gëzon tifozët e vegjël, ua plotëson dëshirën për fanellë (Foto)

Rashica gëzon tifozët e vegjël, ua plotëson dëshirën për fanellë (Foto)

Golashënuesi i Dardanëve, që çoi në fitoren e Kosovës ndaj Izraelit, Milot Rashica, u ka plotësuar sonte një dëshirë, disa fëmijëve, tifozë të tij.

Ndonëse, moti qe me shi në Prishtinë, ata nuk u zmbrapsën, dhe përmes një pankarte i kërkonin fanellën, futbollistit të njohur.

”Milot ma jep dresen të lutem”, qe kërkesa e tifozëve të vegjël të Rashicës.

Këtë kërkesë Rashica atyre ua miratoi, duke ua dhuruar pa hezitim dresin e tij dardan.

Related Articles