Policia e arreston një person në Zubin Potok dhe konfiskoi disa armë

Policia e ka arrestuar sot një person në Komunën e Zubin Potokut, si dhe i ka bastisur shtëpinë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se i dyshuari është D.R. viti i lindjes 1974, personit në fjalë i janë sekuestruar edhe armë.

Më urdhër të prokurorit kujdestar janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Një pushkë M-70 me 5 fishek te llojit 30 06 PPU,
  • Një pushkë gjuetie e llojit Cifsan me 23 fishekë,
  • Dy kartela të shoqatës së gjuetarëve,
  • Një radiolidhje e dorës me adapter e llojit Boafeng,
  • Një brisk dhe,
  • Një uniformë.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me udhëzim të tij rasti inicohet në procedurë të rregullt hetimore.

Related Articles