Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shprehur shqetësim mbi qasjen e ndërmjetësuesve europianë, për qëndrimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili thotë se haptazi shkeli marrëveshjen bazë, e cila duhej të nënshkruhej në Bruksel.
”Ai [Aleksandar Vuçiq] kërkoi, që t’u dërgohej ndërmjetësuesve edhe një letër e njëanshme, ku thotë se: Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën, nuk do të ketë ulëse në OKB për Kosovën, sikur të varet prej tij, dhe e treta, Nuk ka respekt për integritetin territorial”.
”Dhe kjo më shqetëson, sepse, kjo është gjëja e re. Kjo është shkelje e drejtpërdrejtë e marrëveshjes bazë”, u shpreh Kurti në një ngjarje gjatë qëndrimit të tij në Vjenë, transmeton klankosova.tv.
Si pasojë, ai madje shfaqi një dëshirë që ndërmjetësit të përdorin “bilbilin e gjyqtarit” për të paralajmëruar palët kur shkelet marrëveshja.
“Kishte shumë shkelje, por jo tingulli i bilbilit. Tani u ndalëm me kaq. E humbëm këtë mundësi dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha ai.
Kjo ndërsa u shpjegonte të pranishmëve, disa nga prapaskenat e takimit të fundit në Bruksel, që pati me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
”Së fundi kemi pasur edhe draft-statusin e Asociacionit, nga pesë të dërguar specialë. Unë e vendosa kritikën time në ankesat për këtë draft, por kur jemi takuar në Bruksel në 26 tetor, ata kanë theksuar urgjencën e çështjes, sepse ne shohim tani pas pushtimit rus në Ukrainë, ne u futëm në këtë luftë Izrael-Hamas, me shumë viktima civile dhe nuk ka më konflikte në botë ku Rusia e Irani, janë pasiv apo jashtë”.
”Pra, bota është bërë e paparashikueshme në kuptimin e rrezikshëm dhe prandaj thashë. Me gjithë kritikat e mia për draft-statutin, i cili është shumë më i mirë se ai që kishim në 2013-2015, por nuk është ashtu siç do ta kisha shkruar, thashë “Ta nënshkruajmë sonte!”, traktat bazë, aneksin e zbatimit dhe këtë draft në një paketë, dhe i kërkoj kancelarit Scholz, presidentit Macron dhe kryeministrit Meloni, gjithashtu të marrim statusin e kandidatit për Kosovën dhe PP – Partneriteti për Paqe, kështu që le ta bëjmë”.
”Por, presidenti i Serbisë, që ishte takuar pas meje, në të njëjtën dhomë me të njëjtët njerëz tha: Jo, nuk mund të nënshkruaj në të njëjtën copë letre me kryeministrin Kurti. Ne kemi dy dokumente të veçanta, [Kosova] nënshkruan me BE-në dhe Serbia nënshkruan me BE-në”.
”Por unë nuk kam konflikt me BE-në, e kam me Serbinë”, u shpreh Kurti t’u jetë përgjigjur palëve në Bruksel.
”A do të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë? – të nënshkruajmë së bashku. E ka bërë me të dy, Thaçin dhe Mustafën, pse nuk po e bën tani?”.