Presidenti i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber, ka thënë se nga Serbia pritet që të rregullojë marrëdhëniet e saj me Kosovën dhe të kuptojë se është shtet.
Weber, që është edhe deputet i Parlamentit Evropian, i pyetur nga “N1” se çfarë duhet të bëjë Serbia që të përmbush rekomandimet nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian ka thënë se pikat konkrete të përcaktuara nga Komisioni Evropian duhet të zbatohen.
“Raporti i Progresit i javës së kaluar ishte një mesazh i qartë se çfarë pritet nga Serbia, veçanërisht në lidhje me Kosovën dhe perspektivës së gjerë në rajon, për të sqaruar situatën në Kosovë, marrëdhëniet ndaj Kosovës. Për këtë çështje presim mesazhe dhe hapa të qarta nga Serbia, për të kuptuar se Kosova është shtet dhe se si e tillë është pranuar nga shumica e shteteve anëtare të BE-së”, ka thënë ai.