Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në Kvuend ka thënë se për katër vite, bruto produkti është rritur pothuajse 50 %. Ai ka thënë se në vitin 2020, bruto produkti vendor ka qenë 6.77 miliardë, ndërkohë që në vitin 2024 pritet të jetë mbi 10 miliardë.
Sipas tij, është vështirë të gjendet shembull në botë dhe në histori, ku një vendi për 4 vite rritë BPV-në në rreth 50 %.
“Ekonomisë gjatë kësaj qeverisje ia kemi shtuar mbi 1 miliard për cdo vit. Në vitin 2020 BPV ka qene 6.77 miliardë. Në vitin e ardhshëm është mbi 10 miliardë. A e dini cfarë do të thotë që BPV të rritet për gati 50% pë vetëm katër vjet. Është shumë vështirë të gjeni në histori e në botë shembuj të tjerë ku BPV rritet për gati 50 % për vetëm 4 vjet”, ka thënë Kurti.