Në Prishtinë, një çift janë përfshirë në një përleshje fizike teksa ishin në një lokal dhe për pasojë përfunduan në Polici.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një vajzë po dyshohet se është rrahur me të dashurin e saj, me të cilin bashkëjetojnë që një kohë, pas një konflikti verbal që kanë pasur mes vete.
Për shkak të goditjeve ndaj njëri – tjetrit, dy të dyshuarit janë dërguar për ndihmë mjekësore dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me të përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tyre për veprën penale “Dhunë në familje”