Gjatë mesnatës së sotme në veri të vendit, respektivisht tek qendra për kontrollimin teknik të automjeteve, ka pasur një shpërthim.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për stacionin policor në veri, Veton Elshani.
Ai tutje tregoi se dyshohet se shpërthimi ka ardhë nga një granatë dore.
Sipas tij nuk ka pasur dëme, ndërsa kontrollat e automjeteve po vazhdojnë në suaza normale.
“Ka pasur shpërthim tek qendra e kontrollimit të automjeteve në Mitrovicë rreth mesnatës. Dyshohet për granatë dore. Nuk ka pasur shumë dëme, kontrolli i automjeteve po vazhdon normalisht”, tha ai.