Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, në një konferencë për medie ka bërë të ditur se gjatë se hënës në nivel vendi vaksinën e kanë marrë 1, 680 persona, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai ka deklaruar se numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka arritur në mbi 100 mijë persona.
“Nëse i referohemi totalit në nivel vendi nga dita e parë janë 101 mijë e 100 vaksinime të realizuara në Kosovë. Kjo është gjendja aktuale sa i përket vaksinimit në vendin tonë. Lidhur me kategorizimin e tyre vendos komuniteti për imunizim të popullatës e drejta e qytetarit është se duhet aplikuar ndërsa çështja e zbatimit të vaksinimit varet nga komiteti për imunizim të popullatës. Salla 1 tetori me 15 dhoma dhe 30 ekipe është në gatishmëri për vaksinim”, tha ai.