Portieri Etrit Berisha ka thënë se rrugëtimi i Kombëtares së Shqipërisë drejt kampionatit evropian vetëm sa ka filluar.
Pas ndeshjes me Moldavinë, në një prononcim para gazetarëve ai ka thënë se gjithmonë ambiciet e Kombëtares së Shqipërisë kanë qenë që të kualifikohen.
“Gjithmonë ambiciet tona kanë që të kualifikohemi. E kemi pasur një grup fantastik. Rrugëtimi vetëm sa ka filluar dhe duhet të mendojmë tani për evropianin”, ka thënë portier.
“I pari [kampionati] ishte më i vështirë sepse kishim disa ekipe shumë të vështira dhe për të shënuar gol ishte shumë më e mundimshme. Kurse tani ishte më e lehtë dhe më e thjeshtë”, ka shtuar tutje Etrit Berisha.