Detaje nga aksioni i madh i Prokurorisë Speciale

Detaje nga aksioni i madh i Prokurorisë Speciale

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ka përfunduar aksioni në bashkëpunim me Doganën dhe Inspektoratin Policor, i nisur qysh në mëngjes dhe i zhvilluar në veri e në Prishtinë.

Në këtë aksion janë arrestuar nëntë zyrtarë shtetërorë – tetë të Doganës dhe një i Policisë së Kosovës, përderisa janë kontrolluar 11 lokacione.

“Dyshimet janë bazuar në një hetim të gjatë të udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe të zbatuar nga Dogana e Kosovës dhe Inspektorati Policor, pasi që nën hetime ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Po ashtu në këtë aksion janë sekuestruar armatim e municion jozyrtar.

“Njëzet (20) plomba zyrtare të Doganës së Kosovës; dhjetë (10) telefonë së bashku me katër (4) sim kartela; një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikator dhe 9 fishek, me leje; gjashtëmbëdhjetë (16) copë municion jo zyrtar”, thuhet në komunikatë.

Related Articles