Të dielen mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, por i freskët.
Në orët e mëngjesit pritet acar i madh, ndërkaq në mbrëmje do të ketë shtim i vranësira.
Era do të fryjë nga veriu e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme gjatë orëve të para të 24-orëshit, me shpejtësi prej 15-50 km/h.
Siç raporton Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin nga minus katër deri në zero gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale prej shtatë e deri në 10 gradë Celsius