Vdes një person në QKUK, stafi mjekësor nuk i ka të dhënat personale të tij

Vdes një person në QKUK, stafi mjekësor nuk i ka të dhënat personale të tij

Dje në Klinikën e Neurologjisë në QKUK ka ndërruar jetë një person.

Në raport thuhet se stafi mjekësor nuk kishte të dhëna personale për viktimës, përveçse është banor i komunës së Kamenicës.

Informata është dërguar në regjionin e Gjilanit, derisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES- QKUK-Klinika e Neurologjisë-Prishtinë, 17.11.2023-23:58.  Më datë 18.11.2023 rreth orës 00:30 nga Klinika e Neurologjisë është konfirmuar se një person mashkull kishte ndërruar jetë. Për personi, stafi mjekësor nuk kishin pasur të dhëna personale. Pasi që viktima është banor i Komunës së Kamenicës, informata është dërguar në Regjionin e Gjilanit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”

Related Articles