Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, përmes një postimi në platformën “X”, ka folur për raportet mes shqiptarëve dhe serbëve.
Ai thotë se duhet krijuar themele të reja të bashkëpunimit, ndërsa i ka kërkuar falje popullit shqiptar për krimet që kriminelët serbë i kanë bërë në Kosovë.
“Shqiptarët dhe serbët kanë një përgjegjësi të madhe. Ne duhet të ndërtojmë themele të reja të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë! Unë gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të Serbisë nga kriminelët e Millosheviqit dhe Vuçiqit”, ka pohuar ai.
Ndryshe, politikani serb edhe më herët ka bërë disa reagime ku ka kundërshtuar veprimet e presidentit serb.