Me një rast kërcnimi është përballur një njësi e Policisë së Trafikut në Podujevë, teksa po patrullonin në rrugën “Gryka e Llapit”.
Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur pasi njëri nga zyrtarët policorë e ka ndalur një veturë dhe gjatë kontrollimit të dokumentacionit ka rezultuar se automjeti nuk ka regjistrim.
Për pasojë, Policia ia ka konfiskuar tabelat shoferit, i cili në shenjë revolte, i ka kërcënuar policin, duke e paralajmëruar se do ta pësojë keq gjatë kohës kur janë “pa uniforma”, pra jashtë detyrës zyrtare.
Përballë kësaj situate, Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij.
Pas përfundimit të procedurave policor, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’.