Kurti takohet me shefin e ri të misionit në Poloni

Kurti takohet me shefin e ri të misionit në Poloni

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me shefin e ri të misionit të Kosovës në Poloni, Drilon Gashin.

Mundësia për thellimin e raporteve mes të dyja shteteve ishte temë diskutimi.

“Në këtë takim u diskutua për mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Polonisë, me të cilën vitin e kaluar u formalizuan për herë të parë raportet bilaterale, dhe rolin që do të këtë misioni i ri në Varshavë në realizimin e këtyre synimeve”, thuhet në një komunikatë.

Related Articles