Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas shkarkimit te Valdete Dakës si kryetare e KQZ-s, nga Presidentja Vjosa Osmani, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas kreut të PSD-së, Vjosa Osmani është kryetarja e degës së VV-së në presidencë dhe ajo po përdort si instrument.
Postimi i plotë:
VJOSA SI INSTRUMENT
“Kryetarja e degës së VV-së në presidencë, Vjosa Osmani, ashtu siç e shpallëm gjatë zgjedhjeve, po kryen me përpikmëri urdhërat e liderit të saj, Albin Kurtit.
Për herë të parë në historinë e Kosovës, pas zgjedhjeve më të rregullta dhe demokratike, po shkarkohet një drejtues i KQZ-së nga presidenca.
Shkarkimi i tillë është politik. Qëllimi i tij është kapja e institucionit që organizon zgjedhjet rrjedhimisht cënimi i demokracisë.
Modeli i ndjekur sot është modeli tipik popullist që është zbatuar thuajse njësoj, kudo ku popullizmi ka fituar ndaj demokracisë.”