Vjen reagimi i Kimete Berishës, hakmarrja është gjest primitiv, Zonja Presidente!

Vjen reagimi i Kimete Berishës, hakmarrja është gjest primitiv, Zonja Presidente!

Shkarkimi i kryetares së KQZ-së Valdete Daka nga Presidentja Osmani ka ngjallur reagime të shumëta në opinion.



Në mesin e shumë analistëve, përfaqësuesëve nga Shoqëria Civile e figurave publike të cilët kanë shfaqur qëndrimet e tyre për aktin e shkarkimit të znj. Daka, ka qenë edhe opinionistja Kimete Berisha. Ajo, në një postim të saj, ka vënë në spikamë afërsinë familjare mes znj. Daka dhe Presidentes Osmani, si dhe një sërë cështjesh tjera.

Në postimin e saj, ajo i ka sygjeruar Presidentes Vjosa Osmani të përmbahet nga vendimet e ngutshme e arbitrare, duke e ilustruar vlerësimin e saj me postimin e perifrazuar, se “Ata të Albinit u kënaqën tuj i punësu kusherinat e veta, e ti u prishe me tënden!”

Postimi i Plotë:

Derisa Ti u prishe me kushërirën tënde hatri i Albinit, ata të Albinit u kënaqën tuj i punësu kusherirat e veta.

Përmbaju se veç kur e sheh veten pa asnjë kusherirë afër vetes.
E Zoti, me fe, më së shumti i urren ata që prishen me familje!

Unë e kuptoj ndjenjën e hakmarrjes, e di se Ti je shumë hakmarrëse dhe mjafton kjo
prirje e juaja ‘sy për sy-dhëmbë për dhëmbë’ që ti të mos jesh Presidente.
Sulmet e t’ua të hakmarrjes e cënojnë sigurinë kombëtare.

Se s’ka bombë më të rrezikshme sesa hakmarrja!

Hakmirru, mos fal, por hakmarrja nuk guxon të shihet me sy të lirë.
Hakmarrja mbahet fshehur.

Presidentja duhet të fal, të duket sikur e ka zemrën e madhe bash kur s’e ka.
Për shembull, ta porosis një djalë që ta gjuaj me
vezë në rrugë, e masandej kur të vjen puna ta padis djalin, ta fal.

E jo, të hakmirret si sherife e qytetit pa gjykatë.

Njerëzit i ndryshojnë mendimet.
Nisu prej vetes.
Të kam dëgjuar kur e ke quajtur Albin Kurtin ‘kriminel’. Ke thënë për të:
‘Ai e do veç pushtetin.
Ai është Hugo Chavez’.
Ai po e helmon popullin me shpifje’, (bile pata reaguar) dhe pastaj e ke ndryshuar mendimin për të, deri në atë ekstrem sa mund ta ‘shkarkosh’ edhe veten nëse ta lyp Vetëvendosja!

Edhe Daka mund t’i ndryshojë mendimet për Hashimin, për Albinin, për këdo qoftë punë për të, ajo nuk është qenie apolitike, është normale ta kthesh urrejtjen në dashni dhe anasjelltas, derisa nuk e zë në ndonjë vepër konkrete joligjore.

Nëse paradite i ke ofruar mirënjohje me kusht që Valdetja të jap orëheqje, dhe pasdite e ke shkarkuar, atëherë del e vërtetë thënia se kur nisesh ti hakmerresh dikujt duhet të hapësh dy varre.
Sepse me mirënjohje nuk bëhet tregti!

Presidentja e Kosovës nuk ka armike më të madhe sesa Vjosa Osmanin.

P.S. Nevoja për t’u hakmarr nuk po të lë me ja ditë lezetin presidencës.
Është e dhimbshme të jesh presidente dhe kaq e palumtur, siç dukesh ti.
Beso, Presidente je!

Related Articles