Një polic është plagosur dhe një tjetër është lënduar gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe grupit të grabitësve në Suharekë.
Kështu bëri të ditur Vesel Gashi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit.
“Ata pas marrjes së trajtimit mjekësor në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare, janë liruar për në shtëpi”, tha Gashi.
Katër të dyshuarit, kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim të policisë.