Koci për rastin Dehari: S’e përjashtoj mundësinë që një pastruese t’i ketë hedhur mostrat gabimisht

Koci për rastin Dehari: S’e përjashtoj mundësinë që një pastruese t’i ketë hedhur mostrat gabimisht

Avokati Arianit Koci ka thënë se nuk duhet të përjashtohet asnjë mundësi në çështjen se si u zhdukën mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore vitin e kaluar.

Koci ka shtruar si opsion që dikush nga padija do të ketë mundur t’i “hedhë” ato mostra.

“Ka aq shumë neglizhencë, aq shumë mungesë të kulturës së punës sa që nuk e përjashtoj mundësinë që një pastruese i ka marrë i ka gjuajtë atje dhe pas një kohe janë gjetë. Kjo ka ndodhë x herë. Nuk e besoni çka ka në institucione. Sa grupe të organizuara kriminale e dëmtojnë Kosovën, aq e dëmtojnë të padijshmit”, ka thënë ai.

Related Articles