Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qendër të Suharekës. Në pikë të ditës një grup prej katër personash kanë kryer një grabitje në një argjendari. Ata u konfrontuan me Policinë e Kosovës.
Një zyrtar policor është plagosur në këmbë në momenti kur ka intervenuar në një tentim grabitje në Suharekë.
Polici në fjalë është jashtë rrezikut për jetë.
Katër personat, sipas policisë ishin të armatosur dhe kishin tentuar ta grabisin argjendarinë.
Të dyshuarit, sipas pamjeve, kishin me vete armë të gjata dhe ende janë në arrati.
“Një grabitje ka ndodhur në një dyqan të argjendarisë në Suharekë rreth orës 15:45. Patrullat policore të Stacionit të Policisë së Suharekës janë informuar menjëherë dhe kanë shkuar në vendngjarje. Rreth orës 16:03 kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo Policia ka mbërritur në vendngjarje, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të Policisë. Gjatë intervenimit një zyrtar policor ka mbetur i plagosur në këmbë”, ka thënë Vesel Gashi nga Policia e Prizrenit.