Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, Ditën e Falënderimeve sot e ka kaluar me ushtarë amerikanë në kampin Bondsteel dhe atë Camp Nothing Hill, si dhe më mysafirë të Kosovës.
Hovenier ka falënderuar edhe për marrëdhënien e fortë dhe të qëndrueshme midis Kosovës dhe SHBA-së.
“I nderuar të kaloj Ditën e Falënderimeve në Camp Bondsteel dhe Camp Nothing Hill me anëtarët e shërbimit amerikan që shërbejnë jashtë shtetit dhe larg familjeve të tyre dhe me mysafirë kosovarë. Falënderime për ushtarët tanë dhe të gjithë nëpunësit tanë publikë, si dhe për marrëdhënien e fortë dhe të qëndrueshme midis Kosovës dhe SHBA-së. Gëzuar Ditën e Falënderimeve!”, ka shkruar Hovenier në X.
Honored to spend Thanksgiving at Camp Bondsteel and Camp Nothing Hill with U.S. service members serving overseas and away from their families and with Kosovan guests. Thankful for our soldiers and all of our public servants, as well as the strong, enduring relationship between… pic.twitter.com/rJ7HekIDMd— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 24, 2023