Vuçiq: Nuk do ta njohim Kosovën, vazhdojmë të ndjekim një politikë serioze dhe të përgjegjshme

Vuçiq: Nuk do ta njohim Kosovën, vazhdojmë të ndjekim një politikë serioze dhe të përgjegjshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në tubimin parazgjedhor tha se bisedimet dhe situata në Kosovë nuk do të jenë të lehta si dhe se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë të udhëheqë një politikë serioze dhe të përgjegjshme.

“A do të jetë e lehtë për ne bisedimet apo situata në Kosovë? Jo nuk do të jetë. Por qe 11 vjet, mos harroni, ne kemi dëgjuar histori se si e kemi humbur Kosovën, si e kemi tradhëtuar dhe shitur Kosovën, dhe pas 11 vitesh na tregojnë të njëjtën histori, e nese e kemi degjuar, ateherë pse jane akoma duke kërkuar nga ne që ta njohim Kosovën dhe ne u themi: “Nuk do ta njohim Kosovën dhe do të vazhdojmë të udhëheqim një politikë serioze dhe të përgjegjshme”, theksoi Vuçiq, raporton KO.

Tutje ai ka shtuar se ka dëshirë që ta vizitojë Kosovën për çdo ditë, por sipas tij vizita tij ndalohet nga fuqitë perëndimore dhe shqiptarët.

“Nuk kemi asgjë nga heroizmi i rremë. Dhe tani më lejoni t’ju bëj një pyetje. Edhe pse do të doja të shkoja çdo ditë në Kosovë, fuqitë perëndimore dhe shqiptarët nuk më lejojnë të hyj në krahinën jugore serbe. Dhe si ka mundësi që ata që i kërcënojnë, që u thonë se si do të sillen me shqiptarët, u japin të gjithë mbështetjen logjistike për të hyrë në Kosovë, për të mbajtur tribuna? Dhe neve që gjoja kemi tradhtuar dikë, nuk na jepet diçka e tillë. Atëherë mendoni mirë se kush është ai që e ruan Kosovën në Serbi, kush e ruan Serbinë dhe kush është ai që do t’ua dorëzonte nesër në një pjatë atyre që janë kundër vendit tonë”, tha Vuçiq.

Related Articles