Arifi: Ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet në Luginë na dëmton të gjithë shqiptarëve – kudo që ai prek krijohet përçarje

Arifi: Ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet në Luginë na dëmton të gjithë shqiptarëve – kudo që ai prek krijohet përçarje

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka komentuar Samitin e Diasporës të zhvilluar në Tiranë.

Ai theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zgjedhur të mos ishte prezent dhe kjo sipas tij tregon edhe vlerësimin e Kurtit për diasporës.

Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka një ndryshim ekstrem në marrëdhëniet e tij me ndërkombëtarët.

“Kurti ka bërë një ndryshim të qartë dhe ekstrem në drejtim të asociacionit dhe gjithashtu edhe me Serbinë”, tha ai në një interviste në abcnews.al.

“Kryeministri i Kosovës vazhdon të ndërhyjë edhe në Luginë të Preshevës dhe po mban peng situatën politike edhe këtu. Unë me liderët në Tiranë e kam shprehur se ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet në Luginë, na dëmton të gjithë shqiptarëve. Gjithandej ku prek Albin Kurti krijohet një përçarje. Nga 2011 hapja e adresave në Luginë të Preshevës ka qenë një proces i vazhdueshëm. Problemi është shumëdimensional sepse nuk është vetëm çështja e votave, por duhet së paku të ketë një adresë”, tha ndër të tjera ai.

Related Articles