Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim ka reaguar pas vendimit që ka marrë dje presidentja e vendit, Vjosa Osmanit për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita udhëheqëse që mbante tash e sa vite në KQZ.
Në një shkrim në Facebook, Kryeziu e ka quajtur vendimin për shkarkimin e Dakës “pamflet politik”.
Ai tutje ka thënë se ky vendim është “fillimi i rrënimit të autoritetit unifikues e mbipartiak të presidentes dhe krijimi i një presidente partiake”.
Pak më parë për shkarkimin e Valdete Dakës kanë reaguar edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.