Aksidenti te konviktet, Policia: Dy personave u është ofruar ndihmë mjekësore

Aksidenti te konviktet, Policia: Dy personave u është ofruar ndihmë mjekësore

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në afërsi të konvikteve në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, teksa të lënduarve u është ofruar ndihmë mjekësore.

Lajmin e ka konfimruar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:30, në afërsi të konvikteve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë perfshirë dy automjete”.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 2 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

Related Articles