Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti u shpreh ka deklaruar se nuk kanë qenë të njoftuar se në Kishën Ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës, do të ketë ndonjë aktivitet fetar.
Mehmeti u shpreh në Komisionin për Sigurti dhe Mbrojtje se objekti në të cilin javën e kaluar u mbajtë liturgjia, e cila nxiti reagime të shumta dhe u cilësua si provokim, nuk gjendet në listën e objekteve e cila sigurohet 24 orë nga Policia e Kosovës.
“Fillimisht ne nuk kemi qenë të njoftuar fare se do të mbahet ndonjë aktivitet kishtar në objektin të cilin po përmendet. Policia këtë objekt nuk e ka në listën e objekteve që i siguron 24 orë. Nuk kemi pasur njohuri se në këtë vend do të mbahet liturgji”, ka thënë ai.
Ndryshe, Provokim para rifillimit të dialogut mes Kosovës e Serbisë po konsiderohet liturgjia e organizuar nga Kisha Ortodokse Serbe, në objektin e papërfunduar të kishës, që gjendet në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës.
Që nga vitit 1998 në kishën e ndërtuar në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, deri mëngjesin e së enjtes, nuk ishte organizuar asnjë rit fetar. Aty sot është mbajtur liturgji, por që nxiti reagime të shumta.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, politikanë, shoqata të dala nga lufta e organizata studentore reaguan ndaj këtij veprimi, i cili po konsiderohet si provokim para rifillimit të dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.